Kodi: SYN.0187
Përbërësit: 2
Pamja: I lëngshëm
Rrëshirë poliuretani me një përbërës, aktivizuar për kontakt me ujin e pijshëm, gjysmelastike, që zgjerohet (rrit volumin fillestar rreth 20 herë), i përsosur për bllokimin me injektim të rrjedhjeve të vogla dhe të mëdha të ujit në beton ose në mure të ngurta në përgjithësi. E përsosur për mbushjen e boshllëqeve të mëdha dhe hapësirat e themeleve të lirshme të gurit brenda mureve.
D.M. 06/04/2004, n. 174
Rregullore në lidhje me materialet dhe objektet që mund të përdoren në sistemet fikse të mbledhjes, trajtimit, mbledhjes dhe shpërndarjes së ujit të destinuar për konsum njerëzor (në zbatim të Direktivës 98/83/CE).
Jetëgjatësia: 12 muaj
Pa tretës
Pesha specifike: 1.15 kg/dm³
Pot life: <5 min
Produkt hidroekspansiv: +2000 %
Produkt në dukje
Të përdoret me doreza mbrojtëse
Të përdoret me syze mbrojtëse
Temperatura e aplikimit: +8 / +35 °C
Viskoziteti
90 mPa
- Kafe
- Kanoçe 25 kg [A]
- Bidon 2.3 kg [B]
- Kit: 1 Kanoçe 25 kg [A] + 1 Bidon 2.3 kg [B]
SYNTECH HAG ECO kur bie në kontakt me ujin, formon një shkumë poliuretani gjysmëfleksibël. Teknikisht do të ishte një produkt monokomponent që reagon në mënyrë spontane me lagështirën e pranishme në muret që do të izolohen. Megjithatë, shpejtësia e reaksionit vetëm me ujin, mund të jetë e ngadalshme për nevojat e kantierit. Prandaj, është e domosdoshme të përdoret një përshpejtues zgjerimi, i cili shitet bashkë me rrëshirën (përbërësi B).
Shkuma e poliuretanit që do të formohet pas injektimit, sapo të zgjerohet, do të ketë volum të qëndrueshëm. Një rezistencë e mirë ndaj presionit të ujit, ndodh pas rreth 1-2 minutash nga momenti i reaksionit. Formimi i CO₂, tipik i reagimit të poliuretanit, do të sigurojë presion të mëtejshëm në sistem, duke favorizuar depërtimin e rrëshirës në çarje dhe nëpër zgavra. SYNTECH HAG ECO, në një mjedis pa kufizime hapësire, zgjerohet rreth 20 herë në krahasim me volumin e tij fillestar.
Konsumi i produktit varet nga madhësia e vëllimit të vakumit që duhet të plotësohet dhe në reagimin e shtrirë që ndodh pas përzierjes së dy komponentëve në raport me sasinë e ujit të pranishëm.
Ndalon depërtimin e ujit në hapësirat nëntokësore. I përsosur për hidroizolimin nëpërmjet mbushjes të zgavrave të mëdha ose të themeleve të gurta të lirshme në muret me beton dhe në muret e ngurta në përgjithësi.
Shtresat mbështetëse ku do të aplikohet produkti duhet të jenë të pastra, pa kore, pjesë të shkatërruara që nuk ngjiten, pluhur, myshk, myk etj. Bëni gati injektorët që do ju duhen të përdoren hap pas hapi (nga njëra anë e hapësirës që do të mbyllet në tjetrën). Paraprakisht futni ujë të bollshëm në hapësirë, deri sa të ngopet (nëse nuk rezulton e tillë).
Derdhni në një kovë 100 g nga përbërësi B për çdo kilogram përbërës A. Përziejini mire të dy komponentët me një vegël dore. (Mos përdorni mikser elektronik)
Kini parasysh se rrëshira mund të reagojë edhe me lagështinë e mjedisit, prandaj, për të zvogëluar humbjet e materialit, është e këshillueshme që të përgatitet përzierje veç aq sa është e nevojshme për përdorim (2-3 kg përzierje në një mund të jetë më se e mjaftueshme).
Përzierja e SYNTECH H.A.G. ECO dhe katalizatori i saj mund të injektohen me pompa manuale ose elektrike të përshtatshme për rrëshira me një përbërës, me shtypje që luhatet midis 40 dhe 200 bar.
Shpejtësia e reaksionit mund të rregullohet lehtësisht në bazë të sasisë së përshpejtuesit (përbërësit B). Përdorimi i një sasie më të madhe katalizatori, p.sh. edhe 10% e sasë së rekomanduar, zvogëlon kohën e reaksionit.
Gjithmonë, pasi të mbaroni punë, pastrojeni tërësisht pompën e përdorur me hollues Nitro dhe me pastruesin vajor të posaçëm SYNTECH H.A.G. CLEANER.
- Injeksion
- Pompë
- Diluent Nitro
- Beton
- Tulla
- Shtuf
- Muratura të përziera
- Muratura me gurë
- Faqe shkëmbore
SYNTECH HAG ECO është fiziologjikisht i padëmshëm pasi të ketë ndodhur reagimi. Produkti është paketuar me azot të thatë dhe është shumë i ndjeshëm ndaj lagështisë, duke përfshirë atë të mjedisit. Është e këshillueshme që të përdorni një sasi të vogël dhe pastaj ta mbyllni me kujdes kutinë.
Sigurohuni që injektorët të vendosen mirë aty ku do të ripërdoren. Duke pasur parasysh presionin e lartë me të cilin injekton pompa, në rast të mospozicionimit të qëndrueshëm dhe të saktë, ekziston një rrezik real që përbërja të mund të dalë me shpejtësi të lartë jashtë vendit të përcaktuar ( duke rrezikuar të lëndojë punonjësit!).
Studioni me kujdes pozicionimin e injektorëve, kur bëhet fjalë për shkëputje të mureve. Pozicionimi i keq, shumë i afërt me hendekun që duhet mbushur, nën presionin e pompës mund të shkaktojë thyerjen e vetë bazamentit.
Bëni kujdes gjatë përdorimit të pompave elektrike, të cilat lehtësisht mund të arrijnë presionin 200 bar, dhe për këtë arsye të shkaktojë thyerje të padëshiruara të sipërfaqeve të betonit dhe të mureve ku do futet përbërja.
Hiqni mbetjet e rrëshirës nga muret brenda disa orëve nga përdorimi. Heqja me vonesë mund të jetë më e vështirë.
Vuoi saperne di più sui nostri prodotti?