Kodi: FLR.0236
Përbërësit: 1
Pamja: I lëngshëm
Vonues ngurtësimi në tretësirë ujore që aplikohet, nëpërmjet pompës pa ajrim me presion të ulët, në sipërfaqe betoni të freskët, me qëllim që të mund të hiqet përmes hidrolavazhit, një shtresë koreje prej pak milimetrash, e të mund të hiqen inertet përbërëse të konglomeratit të çimentos. Veçanërisht për realizimin e dyshemeve me vlerë peizazhore/ambjentale me teknikën e “zhavorrit të lagur”.
Rezistent ndaj rrezeve UV
I pandezshëm
Pesha specifike: 1.03 kg/dm³
Jetëgjatësia: 6 muaj
Temperatura e aplikimit: +5 / +35 °C
Pa tretës
- E kaltër
- Bidon 10 kg
- Bidon 25 kg
- Bidon 5 kg
Vonues ngurtësimi sipërfaqësor, në tretësirë ujore, gati për përdorim; me bazë polikaridesh, katalizues të veçantë dhe agjentë antishkumë, realizon pengimin e reaksionit të hidratimit të çimentos dhe ngadalëson shpejtësinë e ngurtësimit, vetëm për një shtresë sipërfaqësore prej pak milimetrash, duke mos ndryshuar në asnjë mënyrë vetitë e shtrimit të dyshemeve në beton.
Agjenti aktiv i PRERIT SOLUTION përfaqësohet për më tepër prej kripës së natriumit të acidit glukonik, i njohur si “sodë glukoze” i cili, i përftuar nga fermentimi i glukozës, formon kelatë të qëmdrueshëm me metale të ndryshme, veçanërisht në tretësirat alkaline të tipit ujë/çimento.
Kripa e natriumit e acidit glukoni, që përfaqëson përbërësin kryesor aktiv të PRERIT SOLUTION, është një përbërës me origjinë natyrore, e biodegradueshme (deri në 98% pas 2 ditësh), që nuk shkakton kollë, rreziqe ndjeshmërie dhe efekte irrituese, të zakonshme për produktet në kontakt me lëkurën, si kremërat për fytyrën dhe trupin, shampot, balsamet, sapunet, produktet për make up. etj. që gjenden, në shumë versione, si shtesë ushqimore për rregullimin e aciditetit.
PRERIT SOLUTION nuk është një produkt stazhionues i veçantë. Veprimi i tij ka për qëllim zgjatjen e fazës së parë të hidratimit të çimentos, të karakterizuar nga formimi i një "xheli" të çimentos përkohësisht të papërshkueshëm. Prandaj mund të thuhet se prania në sipërfaqen e konglomeratit, të një xheli që pengon avullimin e shpejtë, të ujit përzierës, kryen një veprim efektiv përmirësues.
Fakti që PRERIT SOLUTION hiqet më pas, për të nxjerrë në pah agregatët sipërfaqësorë të konglomeratit, nuk e ndryshon vlerësimin pozitiv të ndërhyrjes përmirësuese pasi, siç dihet, momenti më kritik për betonin, në kuptim të efekteve të dëmshme të një avullimi të shpejtë të ujit, është saktësisht në orët e para pas hedhjes.
Nga 0,10 deri në 0,15 kg të PRERIT SOLUTION për çdo metër katror të sipërfaqes për t'u çaktivizuar.
Realizimi i dyshemeve në beton me vlerë të lartë estetike me teknikën e "zhavorrit të larë" (me agregate "të ekspozuara").
Vini në veprim dhe lagni, me metodat e zakonshme një shtresë betoni në bazë të kërkesave të projektit dhe të parashikimeve të rregulloores.
PRERIT SOLUTION duhet të përdoret i pastër (pa u holluar). Në një shtresë betoni ende “të freskët”, aplikoni nëpërmjet spërkatjes vonuesin e ngurtësimit, në sasinë e përcaktuar në provat paraprake, në funksion të thëllësisë së “larjes” së dëshiruar. Zakonisht, për një thellësi spërkatjeje deri në 2-3 mm, doza e produktit është e barabartë me 100-150 g/m².
Në mënyrë indikative, pas një kohe që ndryshon midis 2 dhe 24 orësh, hiqeni pastën e çimentuar sipërfaqësore të vonuar, me larje presioni që mund të shkojë nga 120 deri në 200 bar, duke shfaqur zhavorrin sipërfaqësor. Koha e larjes dhe presionet varen nga kushtet klimatike në të cilat po kryhet puna, modeli i përzierjes së betonit dhe ndryshoreve të tjera. Bëni teste paraprake për të kalibruar më mirë këto parametra të rëndësishëm.
- Spërkatje pa ajrim me presion të ulët.
- Ujë
- Beton
- Nënshtresa çimentoje
Efekti estetik ndikohet ndjeshëm nga thellësia e heqjes së shtresës së kores së betonit. Për të arritur rezultatet më të mira, këshillohet që të kryhen provat paraprake me materialet dhe në kushtet e punës që do të karakterizojnë përpunimin. Kohët e vonesës dhe trashësia e larjes varet në fakt nga disa faktorë të tillë si lloji i çimentos, sasia e çimentos, largësia nga qendra e përpunimit të betonit dhe vendit të shkarkimit, raporti ujë / çimento, temperatura e betonit të freskët, temperatura e ambientit, ventilimi etj.
Kryerjen e fazës së hidrolavazhit brenda 24 orëve nga dita e realizimit të dyshemesë; një pritje e tepruar mund të kompromentojë efektivitetin e spërkatjes e të mos e arrijë rezultatin e dëshiruar të “zhavorrit të larë”.
SHËNIM: kushtet termike të verës mund të ndikojnë në kohëzgjatjen e periudhës së pritjes së lejuar para heqjes së sipërfaqes së dyshemeve të përfunduara.
Për të zvogëluar efektet e përmendura, duhet të përdoren doza të moderuara të produktit të aplikuar (pas provave përkatëse paraprake).
Vuoi saperne di più sui nostri prodotti?