FLOOR LEVEL

Llaç autonivelues të shpejtë për nivelime të sheshta të nënshtresave

Kodi: FLR.0050

Përbërësit: 1

Pamja: Pluhur

FLOOR LEVEL është një autonivelant me bazë çimento, polimer i modifikuar, i përforcuar me fibra, për shtrim të përshpejtuar dhe ngurtësim të shpejtë, që përdoret për rregullime nivelimi përpara shtrimit të dyshemeve, me trashësi nga 3 mm deri ne 15 mm, duke e bërë të përshtatshme për të pranuar çdo lloj shtrimi pllakash.

Linee di appartenenza

Certifikata të fituara dhe Rregullore

Screed material and floor screeds - Screed material - Properties and requirements

EN 13813

Screed material and floor screeds - Screed material - Properties and requirements

EN 13813

C30 F7

EN 13813

Vetitë themelore

rezistent-ndaj-rrezeve-uv

Rezistent ndaj rrezeve UV

temperatura-e-aplikimit

Temperatura e aplikimit: +5 / +30 °C

përzierja-me-ujë

Përzierja me ujë: 19 %

përmasa-maksimale-e-agregatit

Përmasa maksimale e agregatit: 0.5 mm

trashësia-minimale-e-lejueshme

Trashësia minimale e lejueshme: 3 mm

jetëgjatësia

Jetëgjatësia: 6 muaj

pot-life

Pot life: 20 min

trashësia-maksimale-e-lejueshme

Trashësia maksimale e lejueshme: 20 mm

i-pandezshëm

I pandezshëm

Veçoritë teknike

Lidhja e aderimit

> 2 MPa

Moduli elastik

18000 MPa

Rezistenca në ngjeshje pas 01 dite

> 4 MPa

Përshkueshmëria e avullit të ujit

40 _

Përthitha kapilare

0.35

pH

> 12 _

Rezistenca në përkulje pas 28 ditësh

> 8 MPa

Masa vëllimore

2050 kg/m³

Përmbajtja e klururit

< 0.01 %

Koha e hedhjes

40-60 min

Rezistenca në përkulje pas 01 ditë

> 2 MPa

Rezistenca në ngjeshje pas 28 ditësh

> 38 MPa

Ngjyrat në dispozicion

- Gri

Amballazhime dhe përmasa

- Koli: 50 x (Qese 25 kg)

- Qese 25 kg

Vetitë

Karakteristikat e derdhshmërisë së përsosur, rrjedhshmërisë, dhe autonivelimit të këtij produkti lehtësojnë procesin e përhapjes së tij duke lejuar arritjen e një nivelimi të shpejtë dhe të përsosur. Duke derdhur produktin mbi mbajtësen dhe duke ndihmuar përhapjen e autonivelantit me shpatull, sipërfaqja e përftuar është krejtësisht e lëmuar, falë edhe imtësisë së lartë të përbërësit të silikatit (përmasa maksimale 0,5 mm). FLOOR LEVEL përmban reduktues-kompensues tkurrjeje, të përforcuar me fibra mikrofijesh speciale xhami antiplasaritëse, rezistente ndaj alkalineve, dhe me përmbajtje të lartë zirkoni (teknologjia READYMESH), e gjitha kjo për t'i dhënë qëndrueshmëri të jashtëzakonshme produktit. Në rastin e streseve veçanërisht të forta statike ose dinamike, versioni FLOOR LEVEL SFR është i disponueshëm, i përmirësuar me shtimin e mikrofibrave metalikë READYMESH MR-060. FLOOR LEVEL ka në përbërje një ngjitës pluhur special që i jep produktit aftësi ngjitëse mbi mbajtëse të ndryshme pa ndikuar në karakteristikat autoniveluese dhe përshkueshmërinë ndaj avujve të ujit. Zhvillimi i shpejtë i rezistencës mekanike lejon përparimin e shpejtë të punimeve në kantier dhe shkeljen mbi sipërfaqe vetëm pak orë pas shtrimit (rreth 4-5 orë në 20°C). Tharja e shpejtë lejon përshpejtimin e proceseve të shtrimit dhe finiturës së dyshemesë (kontrolloni gjithmonë përmbajtjen e lagështisë së përbërjes së tharë me igrometër me karbur kalciumi ose igrometër elektrik, duke pasur gjithnjë parasysh që ky i fundit siguron vlera thjesht treguese që duhen kalibruar paraprakisht mbi produkt).

Konsumi

Përafërsisht 1,8 kg/m² FLOOR LEVEL për çdo milimetër të trashësisë që duhet të bëhet.

Fushat e përdorimit

FLOOR LEVEL përdoret për nivelime të sheshta të nënshtresave të çrregullta që do të shtrohen më pas me dysheme të tipeve të ndryshme (qeramike, mermer, drru, materiale plastike etj.) në mënyrë të vecantë në ato raste ku kërkohet shpejtësi ekzekutimi dhe një rezistencë e lartë ndaj ngarkesave dhe ndaj lëvizjeve mbi dyshemenë e përfunduar. Disa shembuj nënshtresave:
• pllaka betoni dhe mallë çimentoje;
• nënshtresa anhidrite;
• dysheme me ngrohje;
• dysheme ekzistuese prej betoni, pllaka, gurë natyrorë, magnezit;
• dysheme ekzistuese prej qeramike para mbushjes me rrëshirë dypërbërëse SYNTECH RGS (rreth 1.2kg/m2) dhe derdhja e FLOOR LEVEL mbi rrëshirë akoma të njomë.
Versioni FLOOR LEVEL SFR, i përmirësuar me shtimin e mikrofibrave metalikë READYMESH MR-060, është i disponueshëm për zonat veçanërisht të stresuara të aplikimit, siç janë shtrojat që i nënshtrohen streseve intensive dinamike-vibruese, të cilat përmirësojnë funksionet antikrruese dhe rrisin rezistencën dhe forca elastike e llaç autonivelues.

Përgatitja e shtresave

Sipërfaqet e aplikimit duhet të jenë të pastra nga pluhurat, pa papastërti, bojëra, copëza të thërrmuara e të papërshtatshme etj. Përdorni metoda të frytshme mekanike për heqjen e mbetjeve që mund të ndikojnë në ngjitjen e produktit. Mbi mbajtëset normalisht përthithëse këshillohet një larje e lehtë e sipërfaqeve me ujë për të pastruar sipërfaqen dhe për të favorizuar ngjitjen e FLOOR LEVEL. Kur mbajtësja rezulton veçanërisht përthithëse ose e dobët/e shkrifët, ose kur nuk është e mundur të realizohet procesi i larjes së lehtë, është e këshillueshme të lyhet sipërfaqja me BOND PLUS, një rrëshirë speciale në tretësirë ujore, duke e përhapur mundësisht rrëshirën me anë të një furçe me fije të forta për të favorizuar depërtimin e saj në mbajtëse. Në të gjitha rastet në të cilat sipërfaqet janë të lyera me BONDPLUS, shtrimi i FLOOR LEVEL duhet të bëhet “i njomë mbi të njomë” pra menjëherë pas lyerjes me BOND PLUS (ne sasi rreth 200gr/m2). Mbi mbajtëset jothithëse, si ato prej xhami ose qeramike, si për shembull pllaka prej materiali qeramike ose klinker, sipërfaqet duhen lyer paraprakisht me rrëshiren dypërbërëse SYNTECH RGS (në sasi 1,2kg/m2), dhe FLOOR LEVEL duhet të përhapet mbi rrëshirë akoma të patharë.
FLOOR LEVEL mund të pompohet, por duke qenë një produkt për shtrim të përshpejtuar, derdhja duhet të jetë e vazhdueshme dhe pa ndërprerje (zbrazni plotësisht të gjithë qarkun e pompimit nëse vihen re ndalesa në pompim më të gjata se 10 minuta).

Mënyra e përdorimit

Përziejeni me një turiele me helikë të trefishtë me numër të lartë rrotullimesh ose me një përzierës me bosht vertikal. Vendosni në përzierës 2/3 e ujit total të të gjithë masës së përftuar, duke shtuar gradualisht produktin dhe ujin e mbetur,dhe duke e përzier për rreth 2-3 minuta derisa të arrihet një masë homogjene me konsistencë të derdhshme. Uji i përdorur duhet të përbëjë nga 18% deri në 20% te masës së gjithë përzierjes (nga 4,5 deri në 5 litra për çdo thes 25kg). Derdheni masën e përftuar mbi mbajtësen dhe përhapeni me një shpërndarës të gomuar, shpatull standarde mekanike ose shpatull të dhëmbëzuar (e prirur për të arritur përhapjen e dëshiruar). Falë karakteristikave të tij të përsosura të autonivelimit FLOOR LEVEL mbyll menjëherë brazdat e shpatullës së dhëmbëzuar dhe rregullon papërsosmëritë e vogla të shkaktuara nga levizja e shpatullës (rrjedhje të nivelimit me shpatull). Përfundojini veprimet e rregullimit dhe lëmimit brenda 20 minutave. Produkti ka tharje dhe ngurtësim të përshpejtuar dhe nuk lejon të bëhen pushime gjatë përzierjes dhe përhapjes së tij. Tharja e produktit ndodh për rreth 45 minuta dhe ai bëhet i shkelshëm pas pak orësh.

Mënyrat e përdorimit

- Shpatull

- Shpatull e dhëmbëzuar

- Straight edge

Mjetet e pastrimit

- Ujë

Shtresat e lejuara

- Beton

- Gurë natyrorë

- Nënshtresa çimentoje

- Tulla

- Tulla dhe pllaka

Na kontaktoni

Vuoi saperne di più sui nostri prodotti?

Kujdes, plotëso saktë këtë fushë.
Kujdes, fut një adresë email-i të vlefshëm.
Kujdes, plotëso saktë këtë fushë.

Duke paraqitur pranoj politikat e privatësisë

Kujdes, plotëso saktë këtë fushë.

Përfundimi regjistrim në Newletter

Ndaj

Produkte alternative

Produkte në vitrinë

  • Opus Dry
  • Grout Power
  • Concrete Repar