CONSILEX BARRIER CREAM

Xhel hidroizolues prej silani, me qese prej 600 cm2, për barriera kimike

Kodi: CSX.0238

Përbërësit: 1

Pamja: Lëng i trashë

Agjent mbushës me bazë silani që shërben për formimin e barrierave kimike kundër përhapjes kapilare të lagështirësë, veçanërisht i përshtatshëm për muratura të reja, gjithashtu dhe për porozitetin (tulla refraktore, dyfishe, etj.).Tregëtohet në qese të veshura me alumin prej 600 cm2 (fishek "i butë"), që futet pastaj në pistoletën e posaçme për izolime me fishekë.

Kodi doganor
3824 9970

Linee di appartenenza

Vetitë themelore

i-pandezshëm

I pandezshëm

jetëgjatësia

Jetëgjatësia: 12 muaj

temperatura-e-aplikimit

Temperatura e aplikimit: +8 / +35 °C

Veçoritë teknike

pH

7 _

Ngjyrat në dispozicion

- E bardhë

Amballazhime dhe përmasa

- Fishek 600 cc

- Kuti: 10 x (Fishek 600 cc)

Vetitë

CONSILEX BARRIER CREAM është një xhel i përqëndruar, me bazë silani, i formuluar posaçërisht për injeksione murale me qëllim formimin e barrierave kimike me efektivitet të lartë, kundrejt përhapjes kapilare të lagështirësë.
Produkti mund të gjejë shumë mirë përdorim në mure të ngurtë (gurë, tulla, shtuf, gurë ranor, beton), por gjithashtu mund të përdoret në mënyrë efektive në blloqet e tulla me vrimë (muraturë poroze).
Xheli depërton dhe përhapet në mënyrë të përsosur, duke formuar një barrierë të qëndrueshme kimike, duke parandaluar kështu për disa vite depërtimin e lagështisë përmes kapitalereve në porozitetin e murit. CONSILEX BARRIER CREAM gjithashtu lufton formimin e mykut në muraturë dhe nuk ndryshon aspak avullimin e shtresës mbështetëse. Produkti tregëtohet me qese prej 600 cm2 të veshura me alumin.

Konsumi

Përafërsisht 200 cc CONSILEX BARRIER CREAM për metër linear të mureve 10 cm të trasha. Llogaritni konsumin në raport me trashësinë e muraturës që do të restaurohet.

Fushat e përdorimit

Ndalimi i depërtimit të lagështisë përmes kapilarëve në muret thithëse me
tulla të përziera, gurë, shtuf dhe gjithashtu me tulla me vrima, në ndërtesat e
reja dhe të vjetra urbane, rurale, historike dhe monumentale.

Përgatitja e shtresave

Vizatoni një vijë paralele me trotuarin e jashtëm ose dyshemenë e brendshme, në një distancë prej rreth 12-15 cm njëra nga tjetra. Në vijën e hequr, vendos pikat e shpimit me 12 deri 15 cm larg njëri-tjetrit. Pjerrësia e vrimave mund të jetë nga 0 ° (horizontale) deri 20° për poshtë. Thellësia e vrimave do të jetë rreth 2/3 e trashësisë së murit që do të trajtohet. Maja e trapanit që do të përdoret duhet të ketë një diametër prej 12-14 mm.
Pasi të jenë përfunduar vrimat, duhet të pastrohet pluhuri i prodhuar nga vrimat..

Mënyra e përdorimit

CONSILEX BARRIER CREAM duhet të injektohet në mur përmes një pistolete të posaçme për qese prej 600 cm2 ose ml (të tipit më të përdorshëm për izolime dhe mastiçe), si manuale ashtu edhe automatike, sipas rradhës së mëposhtme:
Fusni qesen në vendin e caktuar të pistoletës dhe hiqni mbyllësen prej metali të qeses.
Vendosini pistoletës tubin e vogël që ndodhet në amballazh (në vend të grykës plastike)
Shtrydheni CONSILEX BARRIER CREAM në vrimat me një sasi prej 20-25 ml per cm të murit ku injektohet, për çdo metër linear. Shembull: për një mur prej 40 cm, do të duhet 1 litër për metër të CONSILEX BARRIER CREAM (25 ml/cm x 40 cm = 1000 ml për metër).
Pasi të keni mbaruar injeksion dhe të keni mbyllur vrimat (me llaç çimentoje ose gëlqere), pas disa ditësh duhet përgjithësisht të hiqet suvaja në mënyrë që të lejojë një tharje sa më të mirë të murit të trajtuar.
Së fundmi, pas tharjes së plotë të murit pa suva, ai duhet të suvatohet përsëri, mundësisht me suva hidroizolimi makroporoz (SANATIGH).
Konsumi i paraqitur duhet të konsiderohet thjesht si orientues, sasia e saktë që duhet përdorur duhet të përcaktohet gjithmonë përmes provave paraprake të përshtatshme, veçanërisht në rastin e mureve me tulla me vrima.

Mënyrat e përdorimit

- Pistoletë me dozë të përcaktuar

Mjetet e pastrimit

- Ujë

Shtresat e lejuara

- Beton

- Tulla

- Shtuf

- Muratura të përziera

- Muratura me tulla me vrimë

- Muratura me gurë

Na kontaktoni

Vuoi saperne di più sui nostri prodotti?

Kujdes, plotëso saktë këtë fushë.
Kujdes, fut një adresë email-i të vlefshëm.
Kujdes, plotëso saktë këtë fushë.

Duke paraqitur pranoj politikat e privatësisë

Kujdes, plotëso saktë këtë fushë.

Përfundimi regjistrim në Newletter

Ndaj

Produkte në vitrinë

  • Concrete Repar
  • Readymesh
  • Pro Seal