CLAYTEX 120

Fletë hidroizolimi me bazë bentonitin e natriumit (gjerësia 120 cm)

Kodi: PRS.0015

Përbërësit: 1

Pamja: Rrotull

Fletë hidroizoluese e përkulshme, për hidroizolimin aktiv të strukturave nën kuotë, që përmban një shtresë uniforme betoniti të natriumit të kokrrizuar, dhe një përmbajtje të lartë të montmorilonit, e barabarte me 5.0 kg / m², e përbërë nga një pëlhurë gjeotekstili të ndërthurur me fibra najloni të ndërlidhura gjeotekstili jot ë endur me një peshë prej 100%. CLAYTEX 120 tregtohet në rrotulla prej 1.20 x 5 m (6 m²), me peshë rreth 32 kg për rrotull.

Linee di appartenenza

Certifikata të fituara dhe Rregullore

Gjeosintetikë me funksion pengues

EN 13491

Gjeosintetikë me funksion pengues

Vetitë themelore

gjatësia

Gjatësia: 5 m

gjërësia

Gjërësia: 120 cm

jetëgjatësia

Jetëgjatësia: 12 muaj

Veçoritë teknike

Fluid loss

<18 ml

Fluksi

<5E-9 (m³/m²)s

Koefiçienti i përshkueshmërisë

<1E-11 m/s

Masa e betonitit

5000±100 g/m²

Ngjitja në shtresa

3.0±0.2 N/mm²

Peeling

200±10 N/m

Përmbajtja e Montmorilonit

>90 %

Rezistenca e ngarkesës statike

2000±100 N

Rezistenca në tërheqje

12.5±0.6 kN/m

Tërheqja deri në këputje

<30 %

Trashësia në të thatë

6 mm

Ngjyrat në dispozicion

- Bezhë

Amballazhime dhe përmasa

- Rrotull 6 m²

Vetitë

Rrotullat e linjës CLAYTEX përbëhen nga bllokues natyrorë të aktivizuar me ujë, me veçori të spikatura vetëbllokuese. Shtresa e tyre e bentonitit është e vazhdueshme dhe uniforme. Poroziteti i përlhurës mbrojtëse dhe mbajtëse shërben për të lejuar një hidratim të shpejtë dhe të duhur të materialit hidroekspansiv.
Shtresa e poshtme gjeotekstile e produkteve CLAYTEX përbëhet nga polipropilen të endur prej 115g / m², ndërsa gjeotekstili i sipërm është në polipropilen jo të endur prej 220g / m².

Konsumi

1.1 m²/m²: Përdorni 1 m² të CLAYTEX 120 për çdo m² sipërfaqe të mbuluar, duke u siguruar që të mbivendosen rrotullat për të paktën 10 cm në skajet e qilimit për të siguruar ngushtësi të përhershme të ujit të sistemit.

Fushat e përdorimit

Hidroizolim strukturash përgjithësisht nëntokësore, në prani të në prani të ujërave nëntokësore në rrezik. Hidroizolimi i pellgjeve mbajtëse të ujit, kanaleve dhe shkarkimeve hidrike.

Përgatitja e shtresave

Sipërfaqet e mureve të aplikimit duhet të mos kenë zgjatime, zgavra, fole zhavorri, vrimat kalimtare për forma, shkëputje nga nyjet e ndërtimit etj. Për këtë arsye, ato duhet të rifreskohen paraprakisht me llaç kundër tkurrjes (familja REPAR) ose me preparate të bazuara në bentonite (CLAYGRAIN). Mbështetja duhet të jetë absolutisht kompakte, përndryshe do të jetë e nevojshme që perpara hedhjes së fletës bentonite, të krijohet një nënshtresë e përshtatshme betoni.

Mënyra e përdorimit

Tapetet duhet të vendosen me anën e polipropilenit të kthyer për lart (anën më të errët) dhe të fiksohen nëpermjet vendosjes së gozhdave me rondele; në muret vertikale hedhja duhet të vazhdojë duke filluar nga fundi, pasi të jetë realizuar një zhveshja e duhur e llacit të çimentos, që do të ishte mirë të realizohej me OSMOCEM 447, në përputhje me këndet e prodhuara ndërmjet dyshemesë dhe murit lartësues, për të lehtësuar shtrirjen e pëlhurës.
Çdo tapet duhet të mbivendoset ngjitur me tjetrin me të paktën 10 cm, me një vendosje që realizon një shtrirje vertikale të nyjëzimeve. Eshtë e domosdoshme që të kujdeseni për të kthyer siç duhet tapetet në përputhje me ndërprerjen gjeometrike të punës, kulmin e strukturave etj. Kushtojini vëmendje të veçantë shtrirjes së fletëve bentonite në qoshet, puset, shkallët dhe shufrat e armatimit që dalin jashtë soletës bazë.
Shmangeni vijimin e punës së mbulimit me beton të tapeteve bentonite në kohën që priten shira të dendur. Në pamundësinë e mbulimi për kohë të shpejtë është e nevojshme të sigurohet mbrojtja e përkohshme e tapeteve të instaluara me anë të fletëve të polietilenit prej 100-150 g / m².
Nëse fletët bentonite janë instaluar jashtë ndërhyrjeve perimetrike, mos e gërmoni me materiale të ndryshme nga rëra (gurë të mprehta, të grimcuar nga pesha e agregatëve të fortë, mund të gërvishni bentonitin). Në rastin kur fletët bentonite janë instaluar jashtë ndërhyrjeve perimetrike, mos dhe gërryeni me materiale të ndryshme nga rëra (gurë të mprehta, të grimcuar nga pesha dhe agregatët e fortë, mund të gërrvishni tapetin dhe bentonitit).
Për më shumë informacion kontaktoni Shërbimin tonë Teknik.

Shtresat e lejuara

- Suva

- Beton

- Llaçe çimentoje, gëlqereje e të përziera

- Tulla

- Shtuf

- Muratura të përziera

- Muratura me gurë

Na kontaktoni

Vuoi saperne di più sui nostri prodotti?

Kujdes, plotëso saktë këtë fushë.
Kujdes, fut një adresë email-i të vlefshëm.
Kujdes, plotëso saktë këtë fushë.

Duke paraqitur pranoj politikat e privatësisë

Kujdes, plotëso saktë këtë fushë.

Përfundimi regjistrim në Newletter

Ndaj

Produkte në vitrinë

  • Concrete Repar
  • Floortech Prerit
  • Opus Dry